Haradinaj-Stublla: Rikonfirmova gadishmërinë e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Rikonfirmova gadishmërinë e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë

Nga: E.B Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:50
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun nga Letonia, z.Edgars Rinkēvičs.

Meliza ka falenderuar Letonin për përkrahje ndaj Kosovës, shkruan “Bota Sot”.

Ministrja ka shkruar se e ka rikonfirmuar gaditshmërinë e Kosovës për arritje të njohjes reciproke me Serbinë.

Postimi i plotë:

Zhvillova një bisedë telefonike përmbajtësore me homogolun nga Letonia, z.Edgars Rinkēvičs.

Duke e falënderuar për përkrahjen e hershme që Letonia ka dhënë për pavarësinë e Kosovës, ritheksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit bilateral.

Rikonfirmova gadishmërinë e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë, duke respektuar integritetitin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës.

Kërkova që edhe Letonia të jetë zë i fuqishëm, së bashku me shtetet tjera baltike në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tani që presim përmbylljen nën presidencën gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat