Ministri Krasniqi takohet me KKZHE-në, flasin për ekonominë vendore

Aktuale

Ministri Krasniqi takohet me KKZHE-në, flasin për ekonominë vendore

Nga: E.B Më: 21 korrik 2020 Në ora: 13:09
Foto nga takimi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka mbajtur takim me Këshillin Kombëtarë për Zhvillim Ekonomik.

Krasniqi, përmes një shkrimi në rrjete sociale ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për pasojat e pandemisë, Covid-19, po lë në ekonominë e Kosovës, shkruan “Bota Sot”.

Ministri, ka thënë se Kosova ka nëvojë për rimëkëmbje ekonomike, dhe që duhet të merren hapa dhe veprime, që të mos lejohet të rrëzohet ekonomia vendore.

Postimi i plotë:

Krijimi i një strategjie kombëtare për zhvillim ekonomik është hap i rëndësishëm madje primar për ngritjen ekonomike të Kosovës.

Pikërisht për këtë qëllim, takova sot Këshillin Kombëtarë për Zhvillim Ekonomik, me të cilët diskutova edhe për pasojat që pandemia globale e Covid 19 po lë në ekonominë e shtetit tonë.

Kjo e bënë edhe me të nevojshme krijimin e kësaj strategjie, në të cilen do japim kontributin të gjithë bashkë.

Gjithashtu kërkova nga KKZHE-ja, që të zhvillohen sa më shpesh takime e mbledhje, nga të cilat duhet të dalin produkte që ndihmojnë ngritjen e kapcitetve ekonomike në vend.

Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për rimëkëmbje ekonomike, dhe ne të gjithë bashkë duhet marrim hapa e veprime që të mos e lejojmë që gjendja e krijuar me pandeminë Covid 19 të mos e rrëzojë ekonominë vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat