Reagon profesori ndërkombëtar ndaj Skënder Hysenit, e quan pasues të Thaçit

Aktuale

Reagon profesori ndërkombëtar ndaj Skënder Hysenit, e quan pasues të Thaçit

Nga: N.Sh. Më: 21 korrik 2020 Në ora: 16:32
Skënder Hyseni

Pas emërimit të Skënder Hysenit në postin e koordinatorit shtetëror në dialogun me Serbinë nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë vërshuar reagimet.

Koordinatori për dialogun, Skender Hyseni, pritet të udhëheqë Këshillin e Ekspertëve pranë Zyrës së Kryeministrit.

Detyrë e këtij këshilli, i cili u formua në fillim të korrikut, do të jetë përpilimi i analizave specifike dhe këshillimi i kryeministrit dhe qeverisë për çështjen e dialogut me Serbinë.

Pas këtij emërimi, ka reaguar edhe profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi.

Ai thotë se, emërimi në këtë post i Skënder Hysenit e bën të dyshimt dialogun me Serbinë.

Sipas tij, Hyseni është pasues i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Emërimi i Skënder Hysenit si koordinator në bisedimet me Serbinë e bën të dyshimtë fundin e dialogut, se ai është pasues i Thaçit!”, shkruan Bytyçi në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ndryshe, Hyseni pritet të përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë këtë të enjte në Bruksel, ku pritet të bisedohet për personat të pagjetur, për personat të zhvendosur dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Siç ka paralajmëruar nga kryeministri Avdullah Hoti të hënën, koordinatori shtetëror do të punojë edhe në “draftimin e marrëveshjes finale për njohje reciproke”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat