Lekaj: Shteti të dalë me strategji për mbrojtjen e Telekomit

Aktuale

Lekaj: Shteti të dalë me strategji për mbrojtjen e Telekomit

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 16:37
Pal Lekaj

Anëtari i Komisioni të Ekonomisë dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj gjatë mbledhjes u shpreh se meqenëse është debatuar në media që Telekomi i Serbisë është i interesuar për blerjen e operatorit IPKO, atëherë ARKEP-i duhet menjëherë të interesohet drejtpërdrejt të marrë informacione nga IPKO se deri ku ka arritur ky proces.

Lekaj theksoi se Telekomi i Kosovës së bashku me të gjithë akterët tjerë duhet të angazhohen sa më parë për krijimin e një strategjie dalëse për riprogramim të borxhit që Telekomi i Kosovës ka ndaj operatorëve të tjerë.

Ai tha se është momenti kyç që edhe shteti i Kosovës si aksionar kryesor në Telekomin e Kosovës të angazhohet për pagimin e këtij borxhi duke e pasur parasysh dividentën që për vite Telekomi i Kosovës i ka dhënë Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat