Kaq para kishte Telekomi kur iu bllokuan llogaritë

Aktuale

Kaq para kishte Telekomi kur iu bllokuan llogaritë

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Telekomi i Kosovës është urdhëruar nga përmbaruesi privat që përfaqëson kompaninë e familjes Devolli “Dradafone.net” të paguajë brenda 1 ore borxhin mbi 26 milionësh që kishte ndaj kësaj kompanie.

Por, media mëson se në momentin kur Telekomit iu bllokuan llogaritë, kjo ndërmarrje kishte vetëm 3.7 milionë euro në to.

Pas urdhërit për transferin e borxhit që kap vlerën e 26 milionë e 789 mijë e 532 euro e 62 centëve, sindikata e Telekomit njoftoi se 3 mijë e 500 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje kanë mbetur pa paga.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, bordi i përkohshëm i Telekomit ia ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Meida ka arritur të sigurojë dokumentin që dëshmon një gjë të tillë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat