Thaçi kujton mllefin e Serbisë që nuk u pajtua me shpalljen e pavarësisë të Kosovës

Aktuale

Thaçi kujton mllefin e Serbisë që nuk u pajtua me shpalljen e pavarësisë të Kosovës

Nga: E.B Më: 22 korrik 2020 Në ora: 09:45
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjete sociale, ka kujtuar se sot janë bërë 10 vjet që ku u vulos përfundimisht subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të ri të Kosovës.

Presidenti ka thënë se asnjëherë nuk kishin dyshime për të drejtën historike të vendit, për të jetuar të lirë në Kosovë, shkruan “Bota Sot”.

Thaçi, kujton mllefin e Serbisë që nuk u pajtuar me shpalljen e pavarësisë të Kosovës, dhe kujton se e dërgoi rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Postimi i plotë:

Sot u bënë 10 vjet kur u vulos përfundimisht subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të ri të Kosovës. Ne asnjëherë nuk kishim dyshime për të drejtën tonë historike, që të jetojmë të lirë në vendin tonë të pavarur dhe sovran. Serbia pas humbjes së luftës në Kosovë, duke mos u pajtuar me këtë fakt, kishte vendosur ta dërgonte rastin e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ne, populli ynë, gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit që ende nuk kemi drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. I kemi besuar dhe vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë! HTH

Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës: 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat