Një ditë pasi u lirua nga burgu, Sadri Ramabaja kërkon nga miqtë e tij të mos e vizitojnë

Aktuale

Një ditë pasi u lirua nga burgu, Sadri Ramabaja kërkon nga miqtë e tij të mos e vizitojnë

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 10:54
Sadri Ramabaja

Gjykata e Apelit të martën ka vendosur që rastin e njohur si “Syri i Popullit” ta rikthejë në rigjykim nga shqyrtimi fillestar, duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të marrë disa muaj më parë.

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit vendosi që i pandehuri Sadri Ramabaja të lirohet menjëherë nga masa e paraburgimit, dhe t’i caktohet masa e paraqitjes në stacion policor.

Ramabaja përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas këtij lajmi duke thënë se ka qenë peng dhe dhe i burgosur politik në burgjet e Republikës.

Ai ka njoftuar se është në shtëpi, derisa ka kërkuar nga familjarët e miqtë që për shkak të situatës me pandeminë të mos e vizitojnë.

Njoftimi i plotë:

Të dashur shokë e miq,

Sic e dini, prej 07.10.2017 e deri sot – 21.07.2020, kam qenë peng dhe i burgosur politik në burgjet e Republikës!

Gjykata e apelit, me aktvendimin APS.nr. 20/20 ka kthye lëndën në rigjykim, meqë konstaton shkelje të procedurave dhe gjenë mungesë
argumentesh në aktgjykimi e Gjykatës Themelore, ndërkaq mua, duke aprovuar pjesërisht propozimin tim dhe të avokatit tim, më liron, respektivisht
urhëron “ndërprerjen e menjëherëshmë të paraburgimit“ dhe më obligon qe në muajin pasues të paraqitem një herë në javë në polici.
Si rrjedhojë, prej sot, më 21.07.2020, unë jam sërish i lirë, në shtëpi, me të dashurit e mi.

Do të doja që t`ju takoja e t` ju pëerqafoja të gjithëve Juve që më keni munguar shumë, por meqë jemi në mes të pandemisë, më duhet t`i respektojë udhëzimet e ekspertëve tanë të mjekësisë dhe t`i nënshtrohem protokollit të rreptë që ma kërkojnë.

*Ju lus që mos të vini; ne nuk pranojmë mënorë (mysafirë) në kohë pandemie.*

Familjarë të rrethit tim të ngushtë më telefononi në këtë nr: 044 / 662 982

Me respekt!

Sadri RAMABAJA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat