Tahiri: GJND vërtetoi se pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare

Aktuale

Tahiri: GJND vërtetoi se pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare

Nga: A.SH Më: 22 korrik 2020 Në ora: 12:12
Edita Tahiri

Ish-negociatorja për dialog, Edita Tahiri, ka kujtuar 10-vjetorin e shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës është e ligjshme dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Postimi në Facebook:

10 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi e cila vërtetoi se pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Ky është një gurthemel ndërkombëtar i shtetit të Kosovës dhe kufijve të sajë të cilin askush nuk mund ta cenoj. Urime gjitheve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat