Pacolli reagon pas protestës kundër Xhamisë: Askush nuk duhet të shqetësohet për ndërtimin e saj

Aktuale

Pacolli reagon pas protestës kundër Xhamisë: Askush nuk duhet të shqetësohet për ndërtimin e saj

Nga: G.B Më: 22 korrik 2020 Në ora: 12:48
Behgjet Pacolli

Deputeti Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me protestën e organizuar kundër ndërtimit të Xhamisë së re në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se askush nuk duhet të shqetësohet për ndërtimin e saj dhe se arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit, përcjell Bota sot.

Pacolli ka thënë se duhet të jemi mirënjohës ndaj Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Xhamija e Re,

Askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.
Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit.
Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre. Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik.
Le të vazhdojmë të jemi kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat