Banorja e lagjes “Dardania”: Do ta tuboj popullatën, nuk ka ndërtim të xhamisë

Aktuale

Banorja e lagjes “Dardania”: Do ta tuboj popullatën, nuk ka ndërtim të xhamisë

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 12:56
Foto nga vendi ngjarjes

Me tensione të shumta ka përfunduar protesta e thirrur kundër ndërtimit të xhamisë në Prishtinë.

Kjo pasi aty kanë dalë edhe një grup qytetarësh të cilët u shprehën kundër kësaj proteste.

Një prej tyre madje ka thënë se është i gatshëm të flijohet për ndërtimin e kësaj xhamie.

“Jam i gatshëm Me u fliju për Zotin për shtëpinë e tij. Terrorin ne nuk e bajmë por ju jeni ata që e nxitni”, u shpreh ai para gazetarëve.

Ndërkohë dy qytetarë të tjerë kanë debatuar ashpër mes vete, njëri pro e tjetri kundër ndërtimit të xhamisë.

“95 % besimtarë, qohesh i kundërshton. U prish shkolla ma e vjetër në Prishtinë, s’keni protestu. Tash jeni qu folni për stile. Unë kam dal me i kundërshtu kta, që kanë dalë me e kundërshtu xhaminë”, tha një qytetar.

Ndërkohë, kundërshtimet më të mëdha i kishin banorët e lagjes “Dardania” të cilët thanë se kanë nevojë për parqe për fëmijë e shkolla dhe jo për xhami.

Një banore e lagjes Dardania tha se do të mobilizojë të gjithë banorët e tjerë dhe se nuk do të ketë asessi ndërtim të xhamisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat