Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me vendimet që po dëmtojnë qytetarët e qytetitit të Obiliqit.
Bajqinovci thotë që nëse është e vërtetë se Qeveria lokale e Obliqit në bashkëpunim me ministrin e MEPTINIS z.Blerim Kuçi ka dakordim që këtë fshatra t’i lirojnë nga ZIV dhe se jeta atje të zhvillohet sipas planit zhvillimor të KEK-ut, transmeton “Bota sot”.
Gjithashtu deputeti ceki që draft-plani zhvillimor i kësaj komune nëse kalon si i tillë nënkupton që në vitet e ardhshme banorët të përballen me zhurmën, pluhurin dhe rrezikun që ju vie për çdo ditë nga mihja siperfaqsore e thëngjillit.
Në fund, Bajqinovci shtron disa pyetje duke thënë që nuk është dakord për këto vendime për qytetin e Obiliqit.
Postimi i plotë
ZONA ME INTERES TË VEÇANTË NË OBILIQ – LOJË ME NDJENJAT E QYTETARËVE
Obiliqi si qyteti me potencial më të madh ekonomik, tërë pasluftën është lën pas dore si nga qeveritë qendrore poashtu edhe nga ato lokale. Një fije shprese për këta qytetarë ishte vendimi i Qeverisë së Kosovës Nr. 4/199, i datës 03.11.2004, ku një sipërfaqe 143.254 km² shpallet “Zonë me Interes të Veçantë” (ZIV).
Zona me interes të veçantë përfshinë rreth 72% të teritorit të Obiliqit, teritor ky në dhe rreth mihjeve sipërfaqsore të Korportatës Elektro-energjetike të Kosovës (KEK) ku përfshinë fshatrat: Hade, Shipitullë, Lajthishtë, Siboc, Palaj, Hamidi si dhe disa fshatra të Fushë Kosovës, Vushtrrisë e Drenasit.
Por, edhe pse ishte shpresë dhe mundësi për qytetarët e kësaj zone për shpronsim kolektiv, ky vendim u keqpërdor nga qeveritë (qendrore e lokale) si dhe nga KEK-u ku filloj shpronsimi partiak, anashkalimi i këtyre banorëve në punësim, e drejta e ndërtimit, edhe pse disa grupe e në bashkëpunim me disa qeveritarë ndërtuan atje e pastaj së bashku me menaxhmentet e tyre partiake të KEK-ut e orientuan shpronsimin pikërisht në ato drejtime. Në disa nga fshatrat e kësaj “Zone” siç është Hadja dhe Shipitulla munguan në mënyrë permanente investimet komunale me arsyetimin se banorët e këtyre fshatrave do të zhvendosen. Infrastruktura rrugore, shkollat dhe Qendrat e Mjeksisë Familjare atje nuk funksionuan, pikërisht duke u thirrur në këtë vendim për këtë zonë.
Tani, 20 vite pas lufte, për koiçidencë përbërja e njëjtë qeveritare do që këto fshatra t’i liroi nga Zona e Interesit të Veçantë, të lejoj atje ndërtime dhe jetë qytetare edhe pse këta banorë i privoi në gjithë këto 20 vite nga këto të drejta. Nëse është e vërtetë se Qeveria lokale e Obliqit në bashkëpunim me ministrin e MEPTINIS z.Blerim Kuçi ka dakordim që këtë fshatra t’i lirojnë nga ZIV dhe se jeta atje të zhvillohet sipas planit zhvillimor të KEK-ut. Kjo i bie që banorët e këtyre fshatrave të mos dislokohen, por edhe nëse dislokohen, ky proces të varet nga menaxhmentet e KEK-ut. Draft-plani zhvillimor i kësaj komune nëse kalon si i tillë nënkupton që në vitet e ardhshme banorët e kësaj zone do të vazhdojnë të përballen me zhurmën, pluhurin dhe rrezikun që ju vie për çdo ditë nga mihja siperfaqsore e thëngjillit.
Shtrohet pyetja: - Kush i siguron banorët nga rreziku permanent i rrëshqitjes së dheut?
Kush e kompenzon kohën e humbur të këtyre banorëve?
Kush merr përsipër rrënimin e objekteve që u bën atje?
Kush merr përsipër ngecjet në arsim, shëndetësi e infrastrukturë që u bën atje?
Si deputet i Parlamentit të Kosovës nga Lëvizja VETËVENDOSJE! jam kundër këtyre tendencave dhe vendimeve të kësaj qeverie ilegale në dëm të atyre qytetarëve.