Thaçi: Njdejem mirë që vura gurëthemelin e Xhamisë në Prishtinë

Aktuale

Thaçi: Njdejem mirë që vura gurëthemelin e Xhamisë në Prishtinë

Nga: E.B Më: 22 korrik 2020 Në ora: 14:31
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar kohën kur ai së bashku me presidentin Rugova dhe me kreun e komunitetit të besimtarëve të krishtërë, kanë vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë.

Thaçi, gjithashtu ka thënë se ndjehet mirë që së bashku me ish presidentën Jahjaga dhe me kreun e komunitetit të besimtarëve mysliman e kanë vënë gurthemelin e Xhamisë në Prishtinë, shkruan “Bota Sot”.

Presidenti, ka shtuar se askush nuk ka arsye të ndjehet i fyer në Kosovë, siç e quan ai shtet modern.

Postimi i plotë i presidentit:

Ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve të krishterë dhe me Presidentin Rugova kemi vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë. Po ashtu, ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve myslimanë dhe me Presidenten Jahjaga e vumë edhe gurthemelin e Xhamisë në Prishtinë.

Kosova është shembulli më i mirë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën e shkëlqyer ndërfetare, shekuj me radhë.

Askush nuk ka asnjë arsye që të ndjehet i fyer, i anashkaluar apo i privilegjuar mbi baza fetare në shtetin tonë modern.

Protesta dhe shprehja e pakënaqësisë janë vlera demokratike në shoqërinë tonë, por ato asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat