Reagon këshilltari i Hotit: Ja për cilën marrëveshje do të negociohet me Serbinë

Aktuale

Reagon këshilltari i Hotit: Ja për cilën marrëveshje do të negociohet me Serbinë

Nga: N. H Më: 22 korrik 2020 Në ora: 16:31
Avdullah Hoti

Këshilltari i Avdullah Hotit, Visar Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në Bruksel, por edhe kudo tjetër Qeveri e Kosovës, kryeministri Hoti nuk do të negociojnë një seri marrëveshjesh teknike, të cilat do të jenë zgjatim i procesi të dështuar më parë.

Berisha shpjegon se do të negociohet vetëm një marrëveshje, pra marrëveshja gjithëpërfshirëse e paqes mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, ai potencon se kjo marrëveshje do përmbajë edhe të gjitha çështjet e interesit të ndërsjellët për cilat do të pajtohen dy vendet.

Ja shkrimi:

Për ata që nuk e kanë kapë thelbin!

Në Bruksel, por edhe kudo tjetër Qeveri e Kosovës, Kryeministri i saj nuk do të negociojnë një seri marrëveshjesh teknike, të cilat do të jenë zgjatim i procesi te deshtuar më parë.

Do të negociohet vetëm Një marrëveshje! Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Paqes mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që në preambulë do ta ketë pajtueshmërinë për njohje reciproke mes këtyre dy vendeve.

Normalisht, ajo Marrëveshje do përmbajë edhe të gjitha çështjet e interesit të ndërsjelltë për cilat do të pajtohemi.

Nuk do të ketë një shportë marrëveshjes por një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse. Për këtë Marrëveshje do bisedohet edhe nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat