Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas kanë katër kërkesa për qeverinë e Kosovës

Aktuale

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas kanë katër kërkesa për qeverinë e Kosovës

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 16:58
Foto nga takimi

Përfaqësuesit e Organizatës Jo-Qeveritare VoRAE, në krye me drejtorin ekzekutiv Isak Skenderi, kanë zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës Driton Selmanaj.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e këtyre komuniteteve.

Po ashtu në këtë takim u paraqiten katër kërkesa për ekzekutivin e vendit:

1. Kuota e Punësimit;

2. Antigjipsizmi;

3.Deklarata e Poznanit si dhe;

4. Masen 9-të për mbështetje financiare për organizatat e shoqërisë civile, bizneset familjare dhe individët gjatë periudhës së Pandemisë.

Nunri dy i qeverisë ka shprehur vullnetin e mirë për avancimin e pozitës së komuniteteve dhe ka shprehur se kjo është një prej fushave prioritare të Qeverisë.

Ai po ashtu deklaroi se gjatë mandatit të tyre do të mirren hapa konkretë për përmirësimin e situatës së komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat