Ahmeti i shqetësuar: Gjendja me covid-19 është alarmante

Aktuale

Ahmeti i shqetësuar: Gjendja me covid-19 është alarmante

Nga: E.R Më: 22 korrik 2020 Në ora: 17:26
Statusi i Rasteve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se gjendja me covid-19 është alarmante e sidomos në Prishtinë.

“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1963 raste me #covid-19 prej të cilave 1209 raste janë ende aktive”,  ka shkruar Ahmeti, transmeton “Bota sot”

Ai ka shkruar se janë 732 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 22 raste që kanë përfunduar me fatalitet, mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Postimi i plotë në Facebook

Alarmante dhe shqetësuese rritja e shpejtë dhe e vazhdueshme e rasteve të reja me #covid-19 në gjithë Kosovën, e sidomos në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1963 raste me #covid-19 prej të cilave 1209 raste janë ende aktive.

Kemi 732 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 22 raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.
Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!

Vazhdoni t'i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat