Kryetari i Vushtrrisë përplaset me deputetin e Vetëvendosjes

Aktuale

Kryetari i Vushtrrisë përplaset me deputetin e Vetëvendosjes

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 17:51
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, i ka reguar deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gazmend Gjyshinca, në lidhje me një reagim që ky i fundit kishte bërë dje duke hedhur fajin për shëndrrimi ne Spitalit “Sheikh Zayed”, në hapësirë trajtimi për pacientët me Covid-19 nga regjioni i Mitrovicës.

Tahiri ka akuzuar deputetin e VV-së duke aluduar një bashkërendim të tij me degën e PDK-së në Vushtrri për qëndrimet dhe kundërshtimet rreth spitalit.

Madje Tahiri ka shkruar se Gjyshinca ka qenë “xhemat” i Xhevës, duke aluduar në deputetetën e PDK-së nga Vushtrria, Xhevahire Izmaku, e madje po shkelë edhe bashkëpartiakët e tij për qëllime personale.

“Çka i bashkoi deputetin e Kuvendit nga VV me degën PDK-së në Vushtrri mbrëmë, në reagim e tyre identik për spitalin duke më fajësuar mua pa asnjë të drejtë?” ka shkruar Tahiri.

“Ky deputeti që karrierën politike e ka filluar duke qenë ‘xhemat’ i Xhevës, e tash i transformuar, nuk e ka problem me shkel mbi bashkëpartiakët e vet, partnerit tonë në qeverisje lokale vetëm që me arritë qëllimet e tija personale.” ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat