Çfarë tha Rifat Jashari kur ju vranë 56 anëtarë të familjes, kjo është porosia e familjes Jashari

Aktuale

Çfarë tha Rifat Jashari kur ju vranë 56 anëtarë të familjes, kjo është porosia e familjes Jashari

Nga: N.Sh Më: 22 korrik 2020 Në ora: 18:56
Rifat Jashari

Është publikuar një video nga faqja e Facebookut “Prekaz”, ku flitet për familjen Jashari nga Prekazi.

Kjo video është realizuar vite më parë, ku shihet duke folur Bekim Jashari.

Ai ka treguar se çfarë ka thënë Rifati kur ju vranë 56 anëtarë të familjes gjatë një beteje historike me forcat e armatosura serbe.

Bekimi në këtë video tregon ngjarjen se çfarë i ka thënë një shok Rifatit në Gjermani pasi ka ndodhur beteja në Prekaz.

“Njëri nga shokët i tha Rifatit, pasi ndodhi rasti, ‘o baca Rifat, shumë bre baca Rifat ke dhanë, 56 anëtarë të fisit të Jasharve, apo mund të mbahesh’, po mbahet gjithsesi i fort, po si mos të mbahem tha, kam dhanë 56 anëtarë të familjes por kam fituar 7 milionë”, ka thënë Rifati, citon Bekimi fjalët e tij.

Bekimi në emër të familjes ka kërkuar që të lihet inatet dhe mos të ndahen as për fe e as kulturë, dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin për ta çuar kombin përpara.

Çfarë tha Rifat Jashari kur ju vranë 56 anëtar të familjes

Posted by Prekaz on E mërkurë, 22 korrik 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat