Rekord i zi nga infektimi me Covid19 në Kosovë, alarmon zyrtari i LDK-së

Aktuale

Rekord i zi nga infektimi me Covid19 në Kosovë, alarmon zyrtari i LDK-së

Nga: N.Sh Më: 22 korrik 2020 Në ora: 22:00
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në Kosovë ka ndodhur një rekord sa i përket numrit të të infektuarve me Covid19.

Pas rritjes së këtij numri ka reaguar zyrtari i LDK-së, ish deputeti i Kosovës, Naser Rugova.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se tashmë i kemi dy rrugë; ose respektim të masave ose kthim në izolim.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot IKSHP raportoj për një numër të madh të rasteve pozitive me COVID 19. Vërtetë është koha e fundit për vetëdije dhe përgjegjësi të lartë qytetare. Ky virus përveq që po merr jetë, po e dëmton shëndetin tonë e ka dërmuar ekonominë, bizneset dhe mirëqenien tonë!

I kemi dy rrugë: O respektim të masave të parapara nga institucionet dhe futje nën kontrollë të pandemisë me kthim gradual në normalitet o kthim në izolim si deri me 4 maj që nënkupton kthim mbrapa dhe kollaps në të gjitha fushat e jetës! Këtë të dytën nuk do e dëshiroja kurrë!

Mekanizmat e shtetit të jenë dukshëm më rigoroz, përndryshe po na zuri vala e dytë në vjeshtë me këto statistika prognozat janë shumë shqetësuese!

#mbajmaskëmbajdistancëruajvetenfamiljenrrethindheshoqërinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat