Lajmi i fundit: Isa Mustafa shërohet nga Covid-19

Aktuale

Lajmi i fundit: Isa Mustafa shërohet nga Covid-19

Nga: BS Më: 22 korrik 2020 Në ora: 22:35
Foto e postuar nga Besnik Mustafa

Më 10 korrik, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa njoftoi që është infektuar me virusin Covid-19.

"Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!", kishte shkruar Mustafa.

Por, burime të “Bota Sot” brenda LDK-së, bëjnë të ditur se Mustafa është shëruar nga Covid-19.

Isa Mustafa gjatë ditës së sotme ka rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Se Mustafa është mirë me shëndet, ditë më parë njoftoi edhe djali i tij, Besniku, i cili e kishte postuar një foto bashkë me babain e tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat