Njofton Valbon Krasniqi: 46 pacientë me COVID-19 janë me respiratorë

Aktuale

Njofton Valbon Krasniqi: 46 pacientë me COVID-19 janë me respiratorë

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 23:48
Valbon Krasniqi

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se momentalisht në nivel vendi janë 46 pacientë me respiratorë të cilët janë të infektuar me COVID-19.

Ai ka deklaruar se 550 janë të hospitalizuar në gjithë Kosovën dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Krasniqi në Interaktiv të KTV-së ka shtuar se 250 persona janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe të tjerët në spitalet rajonale.

“286 i kemi të konfirmuar dhe të tjerët janë në pritje të rezultateve. Gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e rënduar. Tashmë pothuajse pranohen rastet jashtëzakonisht të reënda, ato që kanë nevojë për trajtim spitalor. Sot kemi 46 pacientë që janë të lidhur me respiratorë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat