Nagavci: Telekomi po falimentohet qëllimshëm, presidentit duket që i është njomur fyti

Aktuale

Nagavci: Telekomi po falimentohet qëllimshëm, presidentit duket që i është njomur fyti

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 23:54
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se Telekomi i Kosovës po falimentohet qëllimshëm. Ajo thotë se ka thirrur nëser mbledhjen e Kuvendit për të gjetur një zgjidhje për kompaninë.

“E dimë në të shkuarën se si në aferën Pronto, Adem Grabovci i kërkonte Devollëve t’i dërgonte në llogari pasi i ‘ishte tharë fyti’. Tani duket që presidentit i është njomur fyti”, thotë ajo.

“Telekomi duket se po falimentohet qëllimshëm. Bordi dha dorëheqje në pamundësi për të ndërmarrë dicka. Tërë fondet janë marrë. Funskionimi i Telekomit do të jetë thuajse i pamundur”, shton ajo.

Nagavci ka kritika edhe dnaj Qeverisë Hoti.

“Ata nuk i kanë as 61 vota. Janë të kushtëzuar në gjithcka. Pamë kërkesat për buxhet nga PDK’ja. Kjo qeverisje është rikthim në situatën para 6 tetorit”, përfundon Nagavci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat