Krasniqi: Emërimi im nuk ka të bëj me vdekjet në Infektivë as me të kaluarën me LDK-në

Aktuale

Krasniqi: Emërimi im nuk ka të bëj me vdekjet në Infektivë as me të kaluarën me LDK-në

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 00:37
Valbon Krasniqi

Valbon Krasniqi ka thënë se emërimi i tij në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, nuk ka të bëjë me vdekjet në Infektivë e as me të kaluarën me LDK-në.

Ai ka thënë se emërimi i tij ka ardhur në mënyrë të pavarur nga bordi i SHSKUK-së.

Krasniqi shton se është kërkuar energji e re për të vazhduar me menaxhimin e situatës.

“Unë po ju them me përgjegjësi morale nuk ka pasur asnjë lidhje emërimi im apo shkarkimi i dikujt tjetër lidhur me situatën në Klinikën Infektive. Ka qenë vendim dhe opinion i bordit drejtues të SHSKUK-së, veprim i pavarur sepse kanë menduar që duhet një energji e re për të vazhduar menaxhimin e situatës”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se politika duhet të mbahet larg sistemit të shëndetësisë.

“Nuk ka pasur asnjë ndikim dhe ka qenë një vendim i pavarur. Unë po ju lus të gjithëve që të qëndrojmë sa më larg politikes në sistemin shëndetësor. Unë nuk do të ndikohem nga mendimet dhe opinionet dhe gjatë gjithë kohës do ta inkurajojë punën ekipore të të gjithëve”, ka thënë ai.

Sipas Krasniqit, sistemi shëndetësor i Kosovës përbëhet nga qytetarët e këtij vendi.

Krasniqi ka thënë se diskutimi i emrit të tij për ministër të Shëndetësisë ka qenë çështje mes partnerëve të koalicionit për të kërkuar njerëz profesionistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat