Selimi kërkon rritjen e buxhetit për të akuzuarit potencialë të Speciales

Aktuale

Selimi kërkon rritjen e buxhetit për të akuzuarit potencialë të Speciales

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 01:06
Ministri i Drejtësisë, Selim Selim

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, nuk e di sa janë kërkuar nga dikasteri që ai drejton për mbrojtje të të akuzuarve potencialë të Speciales. Por e di se buxheti i ndarë për këtë punë është i pamjaftueshëm.

Ai tha se me rishikimit e buxhetit kanë mbetur katër milionë euro nga gjashtë sa ishin për mbrojtje të të akuzuarve potencialë të Dhomave Speciale në Hagë.

“Komisioni i Shërbyesve Civil që nuk është poltik, do të vendos në bazë të kërkesave të avokatëve. Duhet të ruhet edhe konfidencialiteti i palëve, por gjithsesi ka auditorë. Buxheti për mbrojtje ka qenë 6 milionë euro, por tash me shkurtimet buxhetore kemi 4 milionë. Duhet të rritet, në bazë të procesit do të bëjmë kërkesa në Qeveri që të rritet”, ka thënë Selimi.

Ai ka folur edhe për presidentin Hashim Thaçi që ditë më parë u intervistua në Hagë si i akuzuar.

Tha se për mbrojtjen e tij nuk është paraqitur asnjë kërkesë në ministri për dhënie të parave.

“Nuk ka pasur ndonjë kërkesë, pasi kjo është për personat e akuzuar, mendoj që për këto udhëtime e çështje tjera edhe Dhomat e Specilizuara e kanë një buxhet”, tha ai.

Thaçit ende nuk i është konfirmuar aktakuza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat