Ganimete Musliu: Ka ardhë koha të flasim me emra, ja kujt i reagoi

Aktuale

Ganimete Musliu: Ka ardhë koha të flasim me emra, ja kujt i reagoi

Nga: N.Sh Më: 23 korrik 2020 Në ora: 09:34
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj.

Balaj mbrëmë në një emision televiziv ka thënë se deputetët e Kosovës në fushata zgjedhore e thërrasin për kafe dhe të gjithë e kanë nga një familjar të punësuar në Telekom.

E Musliu, në reagimin e saj thotë se nuk e ka asnjë familjar të punësuar në Telekom.

Ajo thotë se ka ardhë koha që të flasin me emra.

Postimi i plotë:

Ky zotriu i sindikates po thot krejt deputetet e Kuvendit me thirrin per kafe ne fushate dhe krejt deputetet e Kuvendit e kane nga nje familjar te punesuar ne Telekom.

Une: Deklaroj publikisht qe si deputete e Kuvendit per here te pare po e shoh kete zotriun e sindikates se Telekomit ne Debat Plus ne Tv D dhe se kam asnje familjar te punesuar ne Telekom.

Ka ardhe koha te flasim me emra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat