Kryeministri Hoti paralajmëron sot nisjen e njohjes reciproke Kosovë-Serbi

Aktuale

Kryeministri Hoti paralajmëron sot nisjen e njohjes reciproke Kosovë-Serbi

Nga: E.B Më: 23 korrik 2020 Në ora: 10:22
Avdullah Hoti

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka shkruar se dialogu nuk ka alternativë.

Hoti ka shkruar se dialogu teknik ka përfunduar, dhe tani Kosova ka filluar dialogun për njohje reciproke.

Kryeministri ka thënë, se sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje, shkruan “Bota Sot”.

Ai ka thënë, se Kosova ka një kryeminisër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime.

Postimi i postim:

Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.

Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.

Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat