Mustafa në gjendje shëndetësore stabile, pas infektimit me COVID-19

Aktuale

Mustafa në gjendje shëndetësore stabile, pas infektimit me COVID-19

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:03
Isa Mustafa

Tash e dy javë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është vetizoluar pasi që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë stabile.

Zëdhënësja e LDK-së, Gentiana Azemi në një deklaratë ka thënë se Mustafa do t’i njoftojë qytetarët sapo ta kapërcejë këtë sfidë.

“z.Mustafa ka qenë transparent dhe ka njoftuar opinionin në momentin kur ka dalë pozitiv me Covid-19. Iu ka përmbajtur të gjitha rregullave të vetizolimit dhe ai vet do ta njoftojë opinionin kur ta kapërcejë këtë sfidë. Në vijim, gjendjen shëndetësore e ka krejtësisht stabile dhe po sillet sipas rekomandimeve të mjekëve tanë”, është shprehur ajo.

Ndryshe, Mustafa më herët në një postim në Facebook kishte thënë se është infektuar me COVID-19, dhe se përveç një plogështie ai nuk kishte vërejtur ndonjë shqetësim tjetër.

“Të nderuar miq, sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, kishte shkruar ai.

Me COVID-19, ishin infektuar edhe disa deputetë të LDK-së, disa prej tyre tashmë janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat