Infektologu Krasniqi: Ndryshimi i qeverive nuk ka ndikuar në rritjen e rasteve me COVID-19

Aktuale

Infektologu Krasniqi: Ndryshimi i qeverive nuk ka ndikuar në rritjen e rasteve me COVID-19

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:27
Valbon Krasniqi

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se ndryshimi i qeverive nuk ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19.

Ai ka vlerësuar se janë situata komplet të ndryshme, duke shtuar se periudha paraprake nuk ka kërkuar një menaxhim kaq të rreptë dhe rigoroz.

Sipas tij më herët në Klinikën Infektive nuk ka pasur asnjëherë më shumë se 65 pacientë me COVID-19, derisa thotë se tani janë të mbushura edhe klinikat tjera.

“Është një situatë ndryshe dhe nuk kisha dashur ta krahasoj. Unë jam i sigurt që edhe në të kaluarën kemi bërë më të mirën të mundshme edhe tash po marrim masat konform situatës që kemi. Është shumë e vështirë kjo situatë, as që krahasohet me situatën që kishim para 1 qershorit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në rritjen e rasteve kanë ndikuar konspiracioni që nuk ekziston virusi dhe lirimi i menjëhershëm i qytetarëve.

Sipas tij, edhe nëse bie numri i të infektuarve në minimum, nuk duhet të mendohet që duhet të kthehemi në normalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat