Vasili publikon prova: Rama promotor i shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Aktuale

Vasili publikon prova: Rama promotor i shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:42
Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka publikuar një pjesë të intervistës së Kryetares së Komunitetit Serb të Helsinkit në lidhje me shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se kryetarja Biserko, zbuloi rolin e kryeministrit Edi Rama si promotor i shkëmbimit të territoreve.

Për Vasilin, kryeministri Rama është tradhtari që ja kaloi edhe Esat Pashe Toptanit.

Në intervistën e publikuar, Biserko shprehet se u habit nga Rama kur pranoi të ishte një nga personat të cilët do të kishin një rol për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Postimi i Vasilit në Facebook:

Edi Rama, tradhetari qe ja kaloi edhe Esat Pashe Toptanit!

Kryetarja e Komitetit Serb te Helsinkit zbulon rolin e Edi Rames si promotor te shkembimit te teritoreve Kosove- Serbi.

Ajo zbulon se Edi Rama ishte i vetmi, qe u vetofrua ne kete rol per misionin tradhetar te dhenies Serbise te teritorit te Kosoves te fituar me gjak, martirizim dhe sakrifica.

Kjo tradheti s’ka nevoje per komente.

Per here te pare Esat Pashe Toptani mu duk i vogel krahasuar me Edi Ramen kampionin e tradhetise ndaj shqiptareve.

Lexojeni me poshte intervisten e Zj.Sonja Biserko dhe per Albania Daily News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat