Hoti: Falënderoj të gjithë deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Aktuale

Hoti: Falënderoj të gjithë deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Nga: E.B Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:48
Avdullah Hoti

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka falenderuar të gjithë deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Hoti ka treguar se këto marrëveshje ndihmojnë në zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike, shkruan “Bota Sot”.

Kryeministri, ka shtuar se pret që të miratohet edhe rishikimi i buxhetit.

Postimi i plotë:

Falënderoj të gjithë deputetët, të koalicionit qeverisës dhe të opozitës, për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto marrëveshje ndihmojnë në zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike.

Pres që në ditët në vijim të miratohen edhe rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimëkëmbjen ekonomike, duke e kompletuar kështu të gjithë bazën ligjore për rimëkëmbjen ekonomike, që është shumë e nevojshme për qytetarë dhe biznese.

Qeveria do të bëjë maksimumin që sa më parë të nis zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, me transparencë të plotë dhe në koordinimin me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat