Tahiri: Votimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare hap i madh në një kohë sfiduese

Aktuale

Tahiri: Votimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare hap i madh në një kohë sfiduese

Nga: E.R Më: 23 korrik 2020 Në ora: 12:15
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka publikuar një foto të një dokumenti të rendit të ditës, në Facebook gjatë mbledhjes së sotme në Kuvend.

Tahiri ka shkruar se Marrëveshjet konfirmojnē përkushtimin e Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe partive politike, që të thellojmë partneritetin me partnerët tanë dhe institucionet strategjike, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Votimi i tē gjitha Marrëveshjeve Ndërkombëtare hap i madh në një kohë sfiduese

Marrëveshjet konfirmojnē përkushtimin e Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe partive politike, që të thellojmë partneritetin me partnerët tanë dhe institucionet strategjike.

Marrëveshjet premtojnë rezultate dhe efekte në disa drejtime, duke na lejuar një qartësi në planifikimin e financave, në rifreskimin e potencialit vendor ekonomik, në stabilizimin e efekteve negative të shkaktuara nga kriza pandemike, në mbarëvajtjen e projekteve dhe realizimin e tyre efikas, sigurimin e potencialit më të madh financues, përfshirë edhe ndikimin pozitiv te operatorët financiar, ekonomik, si dhe në rrafshin social.
Ky duhet të jetë modeli i bashkëveprimit politik, modeli i së ardhmës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat