Deliu: Eurodeputetja Von Cramon duhet të angazhohet për krimet serbe dhe liberalizimin e vizave

Aktuale

Deliu: Eurodeputetja Von Cramon duhet të angazhohet për krimet serbe dhe liberalizimin e vizave

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 12:17
Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka folur rreth vizitës në Dhomat e Specializura në Hage nga raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Ajo gjatë seancës së Kuvendit që është duke u mbajtur sot tha se kjo vizitë dhe deklarimi i saj për punën e Gjykatës Speciale janë ndërhyrje në këtë institucion.

“Kjo nuk do të duhet t’i takojë asnjë zyrtari që është i ngarkuar me përgjegjësi politike. Veprimet e tilla bien ndesh me frazën e njohur të përsëritur nga BE-ja që “drejtësia duhet të jetë e pavarur nga politika. Ne e dimë mirëfilli se vizitat në organet e drejtësisë”.

“E dimë mirëfilli se vizitat në organet e drejtësisë dhe deklarimet politike rreth proceseve të tyre dëmtojnë esencialisht besueshmërinë ndaj këtyre proceseve dhe fare lehte mund të perceptohen si ndërhyrje të qëllimshme politike për favore të caktuara politike, të cilat raportuesja Cramon i ka të shfaqura hapur dhe pa pardon”.

“Por, në anën tjetër, më habit fakti se si institucionet e Republikës së Kosovës, por edhe ato të Bashkimit Evropian, e kaluan në heshtje këtë veprim të pajustifikueshëm dhe paprecedent të saj, duke qenë të vetëdijshëm për trysninë e ushtruar ndaj çdo veprimi shumë më minor të ndonjë politikani kosovar në raport me Gjyaktën në Hagë apo çfarëdo procesi gjyqësor. Fakti se von Cramon është një deputete evropiane nuk e zhvesh nga detyrimi për t’i qëndruar larg proceseve gjyqësore”.

Deliu ka thënë se Von Cramon si raportuese për Kosovën do të duhej të ngrejë zërin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Por edhe si grua, ajo do të duhej të bëhej e zëshme për vënien e drejtësisë për 20 mijë gratë e vajzat e dhunuara nga forcat e rregullta të ushtrisë e policisë së Serbisë. Për vrasjen makabre të 1230 fëmijëve, përfshirë dhe foshnje të posalindura dhe qindra masakrave që shkaktuan vrasjen e mbi 14 shqiptarëve nga shteti i Serbisë.

“Ajo do të duhej që energjinë e saj ta përqendrojë në liberalizimin e lëvizjes së lirë për qytetarët më të rinj të Evropës”.

“Bashkimi Evropian duhet ta kuptojë dhe respektojë këtë shqetësim tonin mbi tejkalimin e rolit nga ana e raportuesës së tij për Kosovën dhe t’i përgjigjet nevojës sonë për sigurim të raportimeve korrekt dhe pa konotacione partiake mbi zhvillimet në Kosovë. Por, edhe ne si përfaqësues të popullit të Kosovës nuk duhet të qëndrojmë indiferent dhe të kërkojmë që Kosova të prezantohet drejtësisht dhe denjësisht në institucionet e Bashkimit Evropian dhe jo të shfrytëzohet si vegël për kalkulime e manipulime të caktuara politike, nga brenda apo jashtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat