Mesazhi emocionues i ambasadorit gjerman: Nesër po shkoj, por një pjesë të valixhes po e lë në Kosovë

Aktuale

Mesazhi emocionues i ambasadorit gjerman: Nesër po shkoj, por një pjesë të valixhes po e lë në Kosovë

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 12:27
Christian Heldt

Para largimit nga Kosova, ambasadori gjerman Christian Heldt, i cili ka përfunduar mandatin e tij në Kosovë, ka thënë se është i mërzitur që nuk do të mund të përshëndetet personalisht shkaku i pandemisë COVID-19

Përmes një postimi në Twitter, Heldt tha se në një të ardhme të afërt, do të kthehem privatisht si mik për të parë të gjithë miqtë dhe për të bërë të gjitha gjërat që më ikën tani.

“Nesër unë do të largohem nga Kosova pa pasur mundësinë të përshëndetem personalisht. Kjo është corona. Në një të ardhme të afërt, do të kthehem privatisht si mik për të parë të gjithë miqtë dhe për të bërë të gjitha gjërat që më ikën tani”, tha Heldt.

“Sot unë vetëm mund të them faleminderit për 3 vjet, gjatë të cilave shumë njerëz më bënë të zbuloj horizonte të reja. Në gjermanisht është një shprehje që thotë “ende e kam një valixhe në Berlin”, kuptimi i së cilës është që ke lënë diçka pas tek e cila do të kthehesh sërish. E pra unë definitivisht po e lë në Kosovë një pjesë të madhe të valixhes time”, ka thënë Heldt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat