“Morali s’është në shit-blerje”, polemika mes Vjosa Osmanit dhe Teuta Haxhiut për Listën Serbe

Aktuale

“Morali s’është në shit-blerje”, polemika mes Vjosa Osmanit dhe Teuta Haxhiut për Listën Serbe

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 12:30
Vjosa Osmani

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet e seancës plenare, në të cilën ka pasur edhe polemika të vogla mes kryetares, Vjosa Osmani, dhe deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiu.

Kjo e fundit iu drejtua Osmanit duke thënë se duhet të marrë iniciativa të qarta kundrejt Listës Serbe, dhe të njëjtat sipas saj duhet të jenë vetëm ndryshimet kushtetuese, e jo rezolutat.

“Mendimi për Listën Serbe, i imi ka qenë  se ata janë me trup në Kosovë e me mendje në Beograd. Atyre duhet t’ia tregojmë vendin vetëm përmes ndryshimeve Kushtetuese. Nuk është e sinqertë, dhe besoj që ki me marrë një rol të unifikimit të faktorit shqiptar, që mos t’ia japim mundësinë serbëve të bëjnë dasëm. Kisha kërkuar që ta marrësh këtë rol”, iu drejtua Haxhiu, Osmanit.

E Osmani u kundërpërgjigj duke thënë se fjalët “mos shit moral” të mëhershme nga Haxhiu kanë qenë fyese për të.

“Për mua fjalë fyese ka qenë fjala “mos shit mora”, sepse morali për mua nuk është në shitblerje”, u shpreh Osmani.

E sërish reagoi deputetja e AAK-së, që tha se rezolutat janë humbje kohe dhe se nuk janë obligative për qeverinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat