Ja çfarë propozimi jep Deputeti VV-së Qeverinsë për gastronominë

Aktuale

Ja çfarë propozimi jep Deputeti VV-së Qeverinsë për gastronominë

Nga: E.R Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:13
Dimal Basha

Mbyllja e lokaleve të gastronomisë nga ora 21:00 deri në 05:00, ka shkaktuar telashe të mëdha në funksionimin e bizneseve

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, përmes një postimi në Facebook ka shkruar për gastronominë e cila është sektori më i dëmtuar në këtë periudhë.

Ai ka propozuar që të merren masa urgjente që të vazhdohet edhe me masa lehtësuese financiare.

Postimi i plotë në Facebook

Gastronomia është një prej sektorëve më të dëmtuar në këtë periudhë, dhe prandaj kërkon vëmendjen tonë imediate.

Unë kam propozuar një amandament, ku kam propozuar që fillimisht të mirren disa masa urgjente me ndërhyrje të drejtpërdrejtë, dhe pastaj kjo të vazhdohet edhe me masa lehtësuese financiare.

? Secilës familje t’i ofrohet një kupon prej 10€ që të shfrytëzohet për konsum në sektorin e gastronomisë. Kjo masë do të ishte një infuzion prej 3.5 milion €.
? Të ndahen nga 100€ shtesë për punëtorët në këtë sektor për muajt qershor, korrik, dhe gusht.
?Për sallat e dasmave dhe klubet e natës të ndahet shuma prej 4,500€ për muajt qershor, korrik, dhe gusht për të mbuluar shpenzime bazike marrë parasysh dëmin e madh që kanë pësuar kjo pjesë e biznesit.

Sa për informatë, këtë propozim e kanë votuar deputetët e Lëvizjes, por është refuzuar nga të gjithë deputetët e subjekteve tjera në Komisionin për Buxhet dhe Financa. Unë do ta propozoj prap amandamentin në seancë dhe kërkoj nga të gjithë kolegët deputetë që ta përkahin këtë sektor me vepra, jo me fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat