Lajçaku takon Hysenin e Gjuriqin: Dialogu sot po vazhdon në nivel ekspertësh

Aktuale

Lajçaku takon Hysenin e Gjuriqin: Dialogu sot po vazhdon në nivel ekspertësh

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:22
Skender Hyseni, Miroslav Lajçak

Sot në Bruksel do të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh, ku pritet draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka takuar koordinatorin shtetëror të Kosovës për dialogun, Skender Hyseni si edhe drejtorin e të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Sot do të vazhdojmë diskutimet politike në nivel ekspertësh. Kënaqësi t’i mirëpres këtë mëngjes negociatorët e të dyja palëve, Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Image
Marko Gjuriq, Miroslav Lajçak
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat