Reagon Kryeziu, situata me COVID-19 është duke u përkeqësuar në Kosovë

Aktuale

Reagon Kryeziu, situata me COVID-19 është duke u përkeqësuar në Kosovë

Nga: B.F Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:21
Përparim Kryeziu

Zedhensi I VV –së Përparim Kryeziu përmes një postimi të tij në facebook ka shkruar se situata me Covid -19 është përkeqsuar në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo qeveri ilegale dhe jolegjitime është e shurdhët përball rrezikut me të cilën po përballen qytetarët,transmeton “Bota sot”.

Ai ka thënë, se deputetët e partive në pushtet dhe të PDK-së nuk mbështetën as sot këtë projektrezolutë që do të ndihmonte qytetarët në përballje me COVID-19.

Postimi i plotë:

Situata me COVID-19 është duke u përkeqësuar në Kosovë. Megjithatë, kjo Qeveri ilegale dhe jolegjitime ngelet e shurdhët dhe e verbër përballë rrezikut me të cilin po përballen qytetarët. Këta kanë humbur sensin e veprimit dhe të përgjegjësisë që kanë për jetën e qytetarëve. Në vazhdën e kësaj shpërfillja, deputetët e partive në pushtet dhe të PDK-së nuk mbështetën as sot këtë projektrezolutë që do të ndihmonte qytetarët në përballje me COVID-19.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat