Tahiri kërkon që të lejohet puna e lokaleve të gastronomisë

Aktuale

Tahiri kërkon që të lejohet puna e lokaleve të gastronomisë

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:41
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se i ka shkruar shkresë zyrtare kryeministrit, ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, sa i përket punës së sektorit të gastronomisë.

Ai tha se në aspektin logjik duhet një e dhënë empirike shkencore se çka është dallimi që të mos punojnë për dy orë.

Tahiri: Të shihet mundësia e hapjes së kësaj ekonomike zinxhirore

“Si Qeveri i kemi marrë të gjitha masat dhe unë personalisht me pa mundësinë me e hap këtë pjesë të ekonomisë që është një ekonomi zinxhirore, e cila ka një ndikim shumë të madh. Çka kemi bërë, e para të martën me 21 korrik kam takuar Oden e Hotelerisë dhe Turizmit dhe kam dërguar një shkresë zyrtare edhe tek ministri i Shëndetësisë edhe tek ministri i Tregtisë dhe Industrisë edhe tek kryeministri, me i pa kërkesat që ju i adresuat sot. Pra, në aspektin logjik me e pas një të dhënë empirike shkencore çka dallon dy orë mos të punosh, pra të punosh deri në 21:00 e pse mos të punosh deri në ora 11:00, çka është dallimi, a ka dikush një institut që mundet të japë një vlerësim në ato dy orë cila është e dhëna empirike, shkencore që rritet infeksioni”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat