Tërnava informon Thaçin në lidhje me ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Aktuale

Tërnava informon Thaçin në lidhje me ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Nga: B.F Më: 23 korrik 2020 Në ora: 14:17
Hashim Thaçin dhe Naim Tërnava

Presidenti i Kosovës ,Hashim Thaçi përmes një postimi të tij në facebook ka  shkruar, se vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare.

Ai ka thënë se Myftiu Tërnava e ka  informuar, për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, transmeton “Bota sot".

Postimi i plotë:

Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës.

Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Kosova është atdhe i të gjithëve. #harmoni #bashkëjetesë #tolerancë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat