Dreshaj: Sa më parë të zbardhen gjithë vrasjet e pasluftës

Aktuale

Dreshaj: Sa më parë të zbardhen gjithë vrasjet e pasluftës

Nga: A. J Më: 23 korrik 2020 Në ora: 14:58
Shaban Manaj

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Besart Dreshaj në përvjetorin e vrasjes se Shaban Manaj të LDK-së ka përkujtuar atë duke thënë se çmoj lartë veprimtarinë e tij.

Dreshaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se sot, në përvjetorin e 20 të vrasjes të ish Kryetarit të LDK-së dega Istog Shaban Manaj!

Çmoi lartë veprimtarinë e Shaban Manajt, si atdhetar, politikan, e veprimtar i shquar i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës dega Istog.

Postimi i plotë:

Sot, Në përvjetorin e 20 të vrasjes të ish Kryetarit të LDK-së dega Istog Shaban Manaj!

Çmoi lartë veprimtarinë e Shaban Manajt, si atdhetar, politikan, e veprimtar i shquar i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës dega Istog.

Është nevojë imediate që sa më parë të zbardhen gjithë vrasjet e pasluftës, në mënyrë që akterët e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar, dhe që familjet dhe qytetarët e Republikës, të ndjehen të qetë së paku shpirtërisht, nga pasojat e krimeve të natës të asaj epoke të mjegulltë për Kosovën e lirë.

I përjetshëm kujtimi për Shaban Manaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat