Kjo është letra e Telekomit të Kosovës për deputetët

Aktuale

Kjo është letra e Telekomit të Kosovës për deputetët

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 17:36
Telekomi

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani gjatë seancës së sotme ka njoftuar se menaxhmenti i Telekomit të Kosovës u ka dërguar letër deputetëve të Kuvendit. Letra mban datën 15 korrik 2020 dhe është kërkuar që të lexohet në seancën e sotme, më 23 korrik.

Menaxhmeti i Telekomit ka kërkuar nga deputetët që të hetohet me seriozitet dhe këmbëngulje kontrata me “Dardofon”, pasi sipas tyre me të cilën ka shumë argument se është dëmtuar rëndë Telekomi, e me këtë edhe buxheti i shtetit dhe aksionari.

“Mosveprimi me masa urgjente dhe veprime të shpejta përkitazi me gjendjen në Telekomin e Kosovës rrezikon të sjellë momentin e ndërprerjes së ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike”.

Image
Letra
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat