Vdekja e doktorit Sylejman Rexhepi nga Covid-19, Haxhi Avdyli: Lajm shokues

Aktuale

Vdekja e doktorit Sylejman Rexhepi nga Covid-19, Haxhi Avdyli: Lajm shokues

Nga: G.B Më: 24 korrik 2020 Në ora: 09:15
Haxhi Avdyli

Reumatologu Sylejman Rexhepi ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

E lajmin për vdekjen e tij e ka quajtur shokues mjeku dhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se kjo është humbje e madhe për shëndetësinë e Kosovës dhe do i mungojë shumë familjes, kolegëve dhe pacientëve.

Postimi i plotë:

Një lajm shokues për këtë humbje të madhe për shëndetësinë Kosovare. Prof Sylejmani do mbetet në kujtesën tonë si një një njeri i mirë, i dashur për të gjithë por edhe një profesionist i shkëlqyeshëm. Do u mungon shumë familjes, kolegëve por edhe pacientëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat