Përplasja e ashpër ndërmjet “Kamishit” dhe deputetit Bajqinovci, ky i fundit ia numëron skandalet

Aktuale

Përplasja e ashpër ndërmjet “Kamishit” dhe deputetit Bajqinovci, ky i fundit ia numëron skandalet

Nga: D.RR Më: 24 korrik 2020 Në ora: 10:12
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dje në seancën e Kuvendit ka replikuar ndaj deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut, ku këtij të fundit ia përmendi publikisht skandalet.

Bajqinovci publikisht tha se deputeti Haxhiu ka qenë i involvuar në shitjen e notave në Fakultetin e Mjekësisë si dhe ikjes së tatimit për bizneset.

“Kalove kogja në personale Kamish”, ka reaguar ndër tjera deputeti i VV-së.

“Nga deputeti Haxhiu, deputeti që është më i përfoluri nga të gjitha anët kur të shkojsh në Mitrovicë, edhe kalove kogja në personale Kamish. Edhe unë veq dashta met kallxu që nëse je ti i involvuar duke filluar nga shitja e notave në Fakultetin e Mjekësisë atëherë që ta përmendshin emrin, e deri në bizneset që t’i kanë qit me ikje të tatimit nëpër media, je ti. Nëse je për punësime, je ti. Pra, përmendi emrat, thuaj deputetë qita janë të punësuar me emër”, ka qenë replika e deputetit Bajqinovci.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat