Haziri takohet me Meten, flasin për përballjen me Covid-19

Aktuale

Haziri takohet me Meten, flasin për përballjen me Covid-19

Nga: E.R Më: 24 korrik 2020 Në ora: 10:27
Ilir Meta dhe Lutfi Haziri

Ilir Meta ka qenë në takim me Kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri, ku në takimin e tyre kanë biseduar rreth Kosovës dhe Shqipërisë dhe rreth tejkalimit sa më të shpejtë të pandemisë Covid-19.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe ka treguar se kanë biseduar për rrugën euroatlantike të shteteve tona dhe për situatën e përballjes me COVID-19.

"Faleminderit për mikpritjen presidentit të Republikës së Shqipërisë, mikut tim z. Ilir Meta. Biseduam për rrugën euroatlantike të shteteve tona dhe për situatën e përballjes me COVID-19. Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës, në të gjitha proceset", ka shkruar Haziri në Facebook, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë në Facebook

Falëmnderit për mikpritjen presidentit të Republikës së Shqipërisë, mikut tim z. Ilir Meta. Biseduam për rrugën euroatlantike të shteteve tona dhe për situatën e përballjes me COVID-19. Falëmnderit Shqipërisë për mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës, në të gjitha proceset!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat