‘4 milionë euro të PTK-së i shkojnë Thaçit për me pagu avokatin...’

Aktuale

‘4 milionë euro të PTK-së i shkojnë Thaçit për me pagu avokatin...’

Nga: N.Sh. Më: 24 korrik 2020 Në ora: 11:08
Hashim Thaçi

Pas tërheqjes së miliona eurove nga xhirollogaria e Telekomit, nga Z-mobile, ka reaguar edhe Naim Miftari.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka vazhduar me akuza për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Miftari, përmes një postimi në Facebook, shkruan se, 4 milionë nga PTK-ja të tërhequra nga Z-mobile i shkojnë Hashim Thaçit.

Sipas tij, këto para Thaçi do t’i paguan për avokatin, duke shtuar se ku do të shkojnë 22 milionë të tjera.

Postimi i Naim Miftari:

E di se 4 milionë euro të PTK i shkojnë Hashim Thaçit për me pagu Avokatin Amelikan por nuk po di ku po shkojnë 22 milionët e tjerë, se di kujt po ia ndanë Blerim Devolli.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat