Buzhala: Njerëzit do të vdesin në koridoret e spitaleve, të rikthehet karantina

Aktuale

Buzhala: Njerëzit do të vdesin në koridoret e spitaleve, të rikthehet karantina

Nga: E.B Më: 24 korrik 2020 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Gazetari, Berat Buzhala, ka kërkuar që vendi të futet në karantinë.

Përmes një postimi, Buzhala ka thënë se duhet të kthehet situate në kontrollë dhe kjo bëhet vetëm duke u futur në karantinë për 2 apo 3 javë, shkruan “Bota Sot”.

Gazetari këtë propozim e ka bërë pasi që sot kanë vdekur dy mjek nga Covid-19. Gjithashtu, gazetari dhe e gjithë familja e tij kanë qenë të infektuar, dhe ka humbur babin nga ky virus.

Tutje, Buzhala thotë se në vjeshtë do të fillojnë edhe viruset sezonale, dhe sipas tij atë kohë njerëzit do të vdesin në koridoret e spitaleve.

Postimi i plotë:

Dy mjek vdiqen prej covid’it brenda disa oreve. Njani ne Prishtine e tjetri ne Gjakove. Pasiqe kam shkru shume per kete, e duke e dite qe une dhe familja kemi kalu neper kete rruge, per cdo dite po me kontaktojne shume persona per me me pyet “qysh me ia bo?” me baben ose nanen qe e kane të semute.

Merrne qysh te doni, ama kur te vjen shtatori, kur te ulen temperaturat, kur te kthehen viruset sezonale, kur kemi me pase infeksione ma te medha, kur krejt keto te perzihen, njerezit kane me vdeke neper korridore te spitaleve pa piken e dinjitetit, pa mujte me marre as perkujdesjen minimale.

E di qe po jau thej zemrat ju, e edhe vetes, mirepo shpresa e vetme eshte qe me u fute ne karantine te plote per nja 3-4 jave, ne menyre qe me e rikthy situaten nen kontroll.

Nese jo, shihmi ma vone. Une dhe familja e jeme e kemi kry se paku per disa muaj, kuptohet me nje cmim bukur te nalte. Nuk po flas pra prej tutes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat