Nagavci i reagon Hotit: Hyseni të përfaqëson ty, e të dy e përfaqësoni Thaçin

Aktuale

Nagavci i reagon Hotit: Hyseni të përfaqëson ty, e të dy e përfaqësoni Thaçin

Nga: E.R Më: 24 korrik 2020 Në ora: 13:08
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së, Avdullah Hotit.

Ajo ka thënë se Hoti, sapo ka deklaruar në kuvend që Skender Hyseni po e përfaqëson.

Ajo përmes postimit në Facebook ka shkruar se, Skender Hyseni ju përfaqëson juve, e ty dy bashkë e përfaqësoni Thaçin.

Postimi i plotë në Facebook

“Skender Hyseni më përfaqëson mua” sapo deklaroi Kryeministri Avdullah Hoti në Kuvend, pak pas takimit që kishte me Presidentin Thaçi.

E dimë zt. Hoti, Skender Hyseni ju përfaqëson juve, e te dytë bashkë përfaqësoni Thaçin.
Ai ua formoi Qeverinë e ai ua përcakton edhe ekipin edhe angazhimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat