Komandanti i Koshares me fjalë të dhimbshme për mjekun që humbi jetën nga COVID-19

Aktuale

Komandanti i Koshares me fjalë të dhimbshme për mjekun që humbi jetën nga COVID-19

Nga: N. H Më: 24 korrik 2020 Në ora: 17:00
Komandanti i Koshares

Reumatologu, Sylejman Rexhepi, ka vdekur mëngjesin e sotëm, pas infektimit me COVID-19. Përveç COVID-19, Rexhepi kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Reumatologjisë, Avni Kryeziu. Kryeziu ka thënë se ai ka qenë duke u trajtuar në Mjekësinë Sportive për rreth dy javë dhe kishte qenë në gjendje të rëndë.

E, pas këtij lajmi të dhimbshëm ka reaguar komandanti i Koshares, Naser Vllasi.

Vllasi shprehet se mjeku Sylejman Rexhepi ishte një mjek i kompletuar, që i dha shumë këtij vendi.

Ja shkrimi i tij:

Mjeksia kosovare humbi sot një mjek të kompletuar që i dha shumë këtij vendi, e unë me familjen time humbëm një mik te jashtzakonshëm që e çmonim dhe vlerësonim shumë! I shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes së Sylejman Rexhepit dhe gjithë atyre që e kanë njohur, ngase kushdo që e ka parë të paktën një herë do e mbajë mend si një personalitet shumë të formuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat