Vdes edhe një paciente e prekur me Covid-19

Aktuale

Vdes edhe një paciente e prekur me Covid-19

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë edhe një paciente e prekur me Covid-19 në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë i prekura me sëmudjen COVID-19, Kimete Morina nga Samdraxha. E ndjera kishte probleme dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjeres nga Samdraxha, në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit!

“Ju lutem, respektoni masat mbrojtëse dhe kujdesuni për veten dhe familjen. Virusi eshte kudo ai është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon të na mund, bashkë mund ta përballojmë edhe këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat