Albulena Haxhiu kritikon ashpër Avdullah Hotin: Duket se e vërteta është ajo që...

Aktuale

Albulena Haxhiu kritikon ashpër Avdullah Hotin: Duket se e vërteta është ajo që...

Nga: P.R Më: 24 korrik 2020 Në ora: 20:31
Albulena Haxhiu

Ish Ministrja e Drejtësisë në qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në facebook ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili sot raportoi në Kuvend lidhur me dialogun me Serbinë.

“Me thënë kam ardhur me raportu dhe mos me iu përgjigjë asnjë pyetjeje të deputetëve është tallje me Kuvendin dhe përgjegjësitë kushtetuese, por edhe qasje e rrezikshme në procesin e dialogut me Serbinë. Meqenëse nuk po thuhet asgjë duket se e vërteta është ajo që nuk po tregohet. Por, raportimi nuk është dëshirë, në Kosovë si Republikë parlamentare ky është obligim. Ai që nuk mori leje nga Kuvendi kur shkoi është mbyllur ndaj Kuvendit edhe kur u kthye. Kjo Qeveri e cila nuk ka mbështetje popullore e që i është hapur Serbisë e mbyllur deputetëve të Kuvendit, duhet të largohet sa më parë!”, ka shkruar Haxhiu në faqen e saj në facebook, përcjellë “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat