Thirrja urgjente e ushtarakut Shqiptaro-Amerikan: Sa më shpejtë të rrëzohet Qeveria Hoti – ja pyetja publike drejtuar kryeministrit

Aktuale

Thirrja urgjente e ushtarakut Shqiptaro-Amerikan: Sa më shpejtë të rrëzohet Qeveria Hoti – ja pyetja publike drejtuar kryeministrit

Nga: N. H Më: 25 korrik 2020 Në ora: 10:36
Avdullah Hoti

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment për Qeverinë Hoti.

Ai nuk është i kënaqur me ekzekutivin aktual, sa që bën thirrje që sa më parë të rrëzohet kjo e fundit, në mënyrë që të shkohet në zgjedhje të reja.

Ushtaraku pyet Hoti se a mund ta kalojë ndonjë ligj nëse nuk i përshtatet Listës Serbe.Derisa, thekson se qeveria aktuale nuk mund ta kalojë asnjë ligj pa përlqimin e Beogradit.

Ja shkrimi i tij:

Image
Muharrem Maralusha

Zgjedhje sa ma shpejt, për më e hekë qeverinë kuislinge.

Sovranin duhet te ja kthejmë popullit se atij i takon e jo një qeverie qe erdhi ne pushtet me një grushtet me origjinë në Beograd.

Një pyetje të thjeshte për kryeministrin Hoti: a do të mundeni me e pru një ligj pa lejen e “Listës Serpska, në qoftë se ligji nuk i konvenon pakicës serbe?

Në qoftë se nuk e keni përgjigjen, unë e kam. Asnjë ligj nuk do te kaloj pa pëlqimin e Beogradit (dmth pa pëlqiminin e Listës Serbska.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat